Si sot një vit më parë, në të njëjtat temperatura si edhe këto kohë, në burgun 313 në Tiranë u shënua një prej atyre ngjarjeje që prodhojnë përherë lajm të parë në mediat vizive dhe ato të shkruara. Pikërisht në 8 gushtin e vitit 2021, dështoi tentativa e arratisjes së dy të burgosurve nga Burgu 313 në Tiranë, masat e sigurisë së të cilit janë të forta. Tentativa u ndërmor në atë kohë nga Arbër Çekaj i dënuar pak kohë më parë për sasinë rekord të drogës së kapur në magazinën e tij në Maminas, ndërsa personi i dytë ka qenë Fatmir Pjetri, pjesë e grupit kriminal te babagjyshëve që grabisnin argjendarite ne vend.