Vrasja me pagesë është një formë e vrasjes në të cilën njëra palë punëson një palë tjetër për të vrarë një person të caktuar ose njerëz të shumtë. Përfshin një marrëveshje të paligjshme midis dy ose më shumë personave në të cilën njëra palë bie dakord të vrasë shënjestrën në këmbim të një forme pagese, monetare ose tjetër.