Si sot një vit më parë, një aksident tragjik ndodhi në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës doli nga rruga dhe për pasojë humbën jetën 10 persona, ndërsa u raportua për mbi 45 të plagosur. Policia lokale në harkun e pak minutave shkoi në vendngjarje, por ishte e pamundur të shpëtoheshin jetë, e aq më tepër, kur në autobus kishte ende shumë persona.