Si sot një vit më parë, Shqipëria shënoi një prej fazave të saj më të rëndësishme dhe tregoi se është një vend partner me Shtetet e Bashkuara të Ameërikës. Kryeministri Edi Rama pranoi zyrtarisht mbërritjen e afganëve në Shqipëri. Në një shkrim të gjatë në rrjete sociale kryeministri kujtoi si sot një vit më parë pritjen e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore si një histori të lavdishme të shqiptarisë. Rama kujtoi edhe strehimin e mbi dymijë njerëzve që përndiqen nga regjimi i ajatollahëve të Iranit.