Shpejtësia skëterrë tejet çdo limiti të lejuar, që do të ishte e denjë vetëm për skenarët e filmave aksion, i mori jetën një vit më pare pesë personave. Ngjarjet përsëriten duke lënë pas ‘njolla të errëta’ në rrugët që përgjaken për hir të një parakalimi të gabuar apo manovrave të shkujdesura në timon. E tillë ishte ngjarja e 26 gushtit të vitit të kaluar, ku mbyllën sytë pesë persona në pamundësi për t’ju shpëtuar plagëve të marra nga përplasja që rezultoi fatale.