Emri më i përfolur nga grupi teknik i negociatorëve shqiptarë për çështjen e detit me Greqinë është ai i Artur Meçollarit. Meçollari akuzohet si i papërshtatshëm nga opozita, madje ish-Kryeministri Sali Berisha e akuzoi për spiun. Aktualisht, grupit të negociatorëve teknikë Ministria e Jashtme u ka ndaluar komunikimin publik, por Artur Meçollari ka folur për çështjen e kufirit detar në maj të vitit 2015 i ftuar në Top Show, në Top Channel.