Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shtyu deri ne datën 1 tetor lejet e posaçme të të burgosurve që përfituan nga akti normativ, i cili dërgoi në shtëpi për shkak të Covid-it shumë të dënuar. Në total u karantinuan nga qelia në shtëpi, 370 të dënuar, që ju përfundoi leja e posaçme e Covid-it në 1 korrik. Por leja e tyre shtyhet. Megjithatë shumë të dënuar të tjerë vazhdojnë të luftojnë në gjykatë për këtë leje.