Në një mjerim të tillë, Hava Boci rrit 3 fëmijët e saj. Por, në këtë shtëpi në fshatin Sharrdushk të Rrogozhinës rrojnë 7 frymë. Buka që hanë shpesh ështe e falur, ose e marrë borxh nëpër dyqane. Përveçse e gatuan, Havasë i duhet t’i ruajë edhe nga minjtë.