Autoritetet italiane kanë vënë në pranga shqiptarin Ervis Markja, i cili u arratis nga burgu 8 muaj më parë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ai është arrestuar dje në Napoli nga Policia. Më 26 maj të 2019 ai u arratis bashkë me bashkëkombësin tjetër shqiptar Adriatik Gegën duke prerë hekurat e qelisë dhe duke u zvarritur në mure me litarë si çarçafë.