Studentët shqiptarë janë të parët ndër të huajt nëpër universitetet italiane. Sipas të dhënavë të fundit gjatë vitit shkollor 2011-2012 në sistemin universitar italian kanë qenë të regjistruar mbi 79 mijë studentë të huaj e mes tyre 11 mijë e 800 janë shqiptarë.