Shqiptarët, më pak besim tek BE/ Zvarritja e procesit të integrimit ka ulur entuziazmin
10/03/2021 15:30

Besimi i Shqiptarëve tek Bashkimi Europian ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë vitit 2019. Rezultati doli nga një anketim i Bankës Qendrore të Austrisë me qytetarët në rajonin e Europës Juglindore. Ecejaket për fillimin e negociatave dhe zgjatja tej pritshmërive e procesit të integrimit në BE, duket se e kanë ndikuar negativisht besimin e shqiptarëve te Bashkimi Europian. Qytetarët: Nuk kemi për t’u anëtarësuar. Nuk kemi besim. Në 2050 do anëtarësohemi. Megjithatë unë do të vazhdoj të shpresoj, për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Unë kam 2 vjet që sorollatem për dokumentat e shtëpisë. Ma kanë vlerësuar sa një biftek e gjysmë që hanë pushtetarët tanë. Ne nuk kemi shtet. Këtu nuk ka vend për optimizëm. Partitë dhe pushtetarët thjesht ndërrojnë vendet, por për popullin dhe të ardhmen nuk mendojnë. Në vitin 2019 vetëm 51 për qind e shqiptarëve të anketuar kishin besim tek BE në raport me 64 % që ishin në vitin 2018. Pra brenda 1 viti besimi ra më 13 përqind. Besimi tek BE ka pësuar luhatje vitet e fundit, prej një kulmi prej 77 për qind, që kishte arritur në vitin 2011, menjëherë pas heqjes së vizave. Në katër vendet jo anëtare, Serbi, Maqedoni, Bosnjë dhe Shqipëri ku është zhvilluar anketimi, besimi në Bashkimin Europian ka shënuar rënie të ndjeshme më 2019. Në të kundërt qytetaret në vendet anëtare të BE-sw, të tilla si Bullgaria, Çekia, Hungaria dhe Polonia kanë rritur besimin tek BE më 2019.

Top News-‘Ligj klientelist, cenon integrimin’. Tabaku kundër nismës së Sinajt për ‘portet turistike’
09/04 12:01
Top News – Balla e Bardhi përplasen për BE, debate për ligjet e integrimit
09/04 11:48
Top News – Shehaj shpërthen në Kuvend: S’jeni mësuar me interpelanca që ju djegin, jepni llogari!
09/04 11:46
Top News-Korreshi tallet me ministren e Shëndetësisë:Thojini që i ka dalë rroga, le të vijë në punë!
09/04 11:46
Top News- PS e PD, kush e do më shumë BE? Balla: S’keni votuar 23 ligje! Bardhi: Na keni përjashtuar
09/04 11:43
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top News – Zhytje e zjarrtë me 40 mijë km në orë / Ekuipazhi i ARTEMIS II kthehet ‘me gjëra të mira’
09/04 11:19
Top News – 100 sulme në vetëm 10 minuta / Izraeli rrafshon Libanin, dita më vdekjeprurëse e luftës
09/04 11:18
Top News -‘Nuk ishte aty kur ne kishim nevojë’ / Trumpit nuk i del e keqja me NATO-n, sërish kritika
09/04 11:10
Top News- Ushtria amerikane mbetet pranë Iranit / Trump kërcënon me veprime nëse prishet armëpushimi
09/04 11:10
Top News – Izraeli në ‘luftë të përjetshme’…ndërsa SHBA dhe Irani flasin për armëpushim
09/04 11:10
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 10:56
Top News – Katër vite për një operacion. Trauma në kolaps, mijëra pacientë në listën e pritjes
09/04 10:23
Top Channel/ Rritja e çmimeve, Braçe shkon në Kuvend me qese me domate
09/04 10:22
Top Channel/ Rishikimi i praktikës për arrestin në burg, mblidhen Kolegjet e Bashkuara
09/04 09:49
Top News – ‘Armëpushimi u shkel’. Irani – U sulmua Libani, SHBA e do ‘tortën’ për vete
09/04 09:44
Top News – Irani e SHBA ulen në tryezë. Negociata mes armëpushimit të brishtë
09/04 09:44
Top News- “Audi” nuk i bindet policisë në Fier, tenton të largohet por përplaset me mjet tjetër
08/04 22:39
Top Channel/ 40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet! Niset drejt urgjencës së Fierit
08/04 22:29
Top News- Mashtrim me gjobat nga e-Albania/ Policia apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat
08/04 20:26