Shqipëria mbetet më së shumti vend emigracioni. Në vitin 2017 rezulton të ketë qenë shifra më e lartë e shqiptarëve (rreth 1.5 milionë) jashtë territorit të vendit, ose afro gjysma e popullsisë. Një pjesë e madhe e komuniteteve të emigrantëve ndodhen në vendet fqinje, në Itali dhe në Greqi, megjithatë me një tendencë në rritje në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, si edhe në Amerikën e Veriut dhe në Kanada.