The Economist Intelligence Unit (Njësia e Inteligjencës pranë revistës prestigjioze angleze The Economist) publikoi indeksin e demokracisë për vitin 2020. Ky indeks e nxjerr Shqipërinë nga harta e vendeve me demokraci hibride duke e renditur tek vendet nga ku demokracia ka të meta. The Economist Intelligence Unit tregon edhe shkaqet se përse vendi ynë tashmë e ka kaluar stadin e demokracisë hibride ku ndodhej prej shumë vitesh.