Pas disa gjetjeve paraprake të Komisionit të Venecias që prekin edhe mënyrën se si po zhvillohet vettingu gjyqtarët janë bërë bashkë duke reaguar nën një sigël të njëjtë. Në deklaratën e përbashkët për shtyp të Unionit Kombëtar të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Gjyqtarëve përshëndeten shqetësimet e komisionit të vettingut se si shumë gjyqtarë u shkarkuan pasi partnerët e tyre nuk argumentuan dot pasuritë e vendosura para martesës dhe se organet e vettingut po zbatojnë afate te ngurta dy javore për të marrë dokumentacion nga subjektet e vettingut edhe kur këto dokumenta duhet të merren jashtë vendit.