Në Korçë ka nisur lufta e procesionares përmes sistemeve natyrore duke rikthyer shpresën se mijëra hektarë me sipërfaqe pyjore do të shpëtohen. Prej vitesh në Korçë fenomeni shqetësues është bërë i pandalshëm duke dëmtuar rëndë sipërfaqet me pisha në Korçë dhe rrethinat e saj. 600 kampionë të insektit Kalosoma i cili lufton në mënyrë natyrore procesionaren, të rritur në laboratorë në Fakultetin Pyjor të Kamzës u hodhën në zonën e Korçës duke rikthyer shpresat për rigjenerimin e këtyre pyjeve.