Zyrtarët e shëndetësisë në Kinë, kanë publikuar detajet e para të më shumë se 70 mijë rasteve të Covid 19 në studimin më të madh që kur virusi u shfaq. Të dhëna nga qendra kineze për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve zbuloi se më shumë se 80 përqind e rasteve kanë qenë të lehta dhe personat e sëmurë apo të moshuar kanë qenë më të rrezikuarit. Ndërsa për fëmijët, studimi tregon një shkallë vdekshmërie zero.