Shorti i kupës së Shqipërisë/ Do përballen Laçi me Partizanin dhe Teuta me Kukësin
24/02/2021 19:26

Kupa e Shqipërisë ka hyrë në fazën cerekfinale të saj ku sigurisht dominojnë skuadrat e kategorisë Superiore dhe vetëm 2 ekipe përfaqësojnë Kategorinë e Parë, Korabi dhe Dinamo. kështu që në shortin e hedhur në ambientet e Air Albania Stadium ishte e paevitueshme vendosja përballë njëra-tjetrës të ekipeve më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Sfida që tërheq vëmendje të madhe në këtë short të Kupës së Shqipërisë është ajo mes Teutës dhe Kukësit, dy skuadra që do të luajnë mes tyre edhe pasditen e kësaj të premte në kuadër të javës së 21 të Kategorisë Superiore. Në kampionat durrsakët kanë 7 pikë më shumë se verilindorët që duke qenë se janë larg pretendimeve për titull do të kërkojnë që t'i shkojnë Kupës së Shqipërisë deri në fund, objektiv që e ka edhe Teuta duke qenë se është një kompeticion që të kualifikon në evenimentet evropiane. Tjetër ndeshje interesante cerekfinale e Kupës së Shqipërisë është ajo mes lacit dhe partizanit. edhe në këtë rast ironia e fatit deshi që këto dy skuadra t'i vendosë përballë njëra-tjetrës këtë fundjavë në kampionat. Si Laci dhe Partizani janë në pozita të tilla që do të kërkojnë të marrin maksimumin në këtë sezon teksa janë në garë edhe për titullin në Kategorinë Superiore duke qenë se diferencat me Vllazninë kryesuese nuk janë shumë të mëdha. Përsa i përket skuadrës shkodrane, shorti e ka favorizuar të paktën në letër teksa e ka vënë përballë Korabit, ndërkohë që sfida tjetër cerekfinale e Kupës së Shqipërisë është ajo mes Dinamos dhe Skënderbeut. Ndeshjet cerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen në 17 mars dhe janë unike, dmth jo me sistem vajtje-ardhje që do të thotë se skuadrat gjysmëfinaliste do të përcaktohen për 90 minuta ose 120 minuta e gjuajtjet e penalltive nëse do të jetë e nevojshme

Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46
Top Channel/ Demollari nderohet në Maliq. Ikona e futbollit shqiptar shpallet “Qytetar Nderi”
26/03 15:35
Top Channel/ Kosova përballë historisë. Dardanët në provën e ëndrrës së finales së Botërorit
26/03 15:27
Top Channel/ Ndeshja e shumëpritur Poloni-Shqipëri, ‘vishte’ me flamurin gjigant ndërtesën në Fier
26/03 15:23
Top Channel/ Një hap larg Botërorit, Shqipëria përballë Polonisë për të mbajtur gjallë shpresën
26/03 12:53
Top Channel/ Olsi Rama në hotelin e Kombëtares në Varshavë, takohet me ish-lojtarët e Partizanit
26/03 12:24
Top Channel/ “Finalja” e Botërorit për kuqezinjtë, polakët ‘blindojnë’ tifozët shqiptarë në Varshavë
25/03 22:31
Top Channel/ Finalja e parë me Poloninë, Gjimshiti dhe Sylvinho në konferencë: Dy muaj pa gjumë
25/03 22:31
Top News – Kombëtarja drejt ëndrrës Botëror/ Gjimshiti-Do të jemi gati për të dhënë maksimumin
25/03 20:29
Top Channel/ Shqipëria mbërrin në Poloni, nesër luhet “play off” i Botërorit
25/03 20:09
Top Channel/ Finalja’ me Poloninë, Sylvinho: E adhuroj Lewandwoskin, por duhet të kemi kujdes…
25/03 17:46
Top Channel/ “Nuk duhet të qahemi”, Sylvinho: Nuk e kam menduar ende formacionin për nesër
25/03 17:45
Top Channel/ “I njohim cilësitë e Muçit dhe Mehmetit”, Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë
25/03 17:44