Nën emrin operacion "Tempull", Policia e Shtetit njoftoi pak ditë më parë një operacion të gjerë për kapjen e shpërndarësve dhe narkotikëve në qytetet e Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit dhe Vlorës. Të dhënat zyrtare flasin për goditjen e 23 grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, teksa Policia arrestoi 233 persona si pjesë e këtyre grupeve, të cilët spërndanin kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi kryesisht pranë ambjenteve të shkollave. Trafikantët e fusnin hashashin në konserva dhe më pas e shpërndanin.