Një shpërthim me lëndë plasëse sapo është regjistruar në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë universitetit ‘Luigj Gurakuqi’. Eksplozivi i është vendosur një biznesi në qendër të qytetit në lagjen “Rus”. Raportohen vetëm dëme materiale. Nuk dihet nëse shpërthimi mund të ketë lidhje me tensionet e zgjedhjeve.