Shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor/ 1682 shoferë të gjobitur në vend
12/03/2021 15:25

1682 drejtues mjetesh janë gjobitur në të gjithë Shqipërinë, pasi janë kapur në shkelje të rënda me rregullat e qarkullimit rrugor. Policia rrugore njofton se janë arrestuar 4 qytetarë që drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe për të njëjtën arsye janë pezulluar 9 leje drejtime. 21 patenta të tjera janë pezulluar pasi shoferët janë evidentuar tej normave të shpejtësisë në rrugë. Njoftimi i policisë: Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, nga Policia Rrugore, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera radarë e alkool testues, çon në evidentimin dhe ndëshkimin me masë administrative të 1682 drejtuesve të automjeteve, për shkelje të rënda rrugore, të cilat janë burim potencial për shkaktimin e aksidenteve rrugore. Vijojnë kontrollet masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar dhe: Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur; Janë pezulluar 30 leje drejtimi, nga të cilat 21 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 1682 masa administrative, të ndara si më poshtë: 383 masa administrative për parakalime të gabuara. 266 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. 123 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 176 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit. 102 masa për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse. 345 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar. 287 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Top News- “Audi” nuk i bindet policisë në Fier, tenton të largohet por përplaset me mjet tjetër
08/04 22:39
Top Channel/ 40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet! Niset drejt urgjencës së Fierit
08/04 22:29
Top News- Mashtrim me gjobat nga e-Albania/ Policia apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat
08/04 20:26
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe në RMV, deputetët shqiptarë përplasen edhe në kuvend
08/04 20:11
Top Channel/ Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës, Marku: Sfidë, orientimi i të rinjve
08/04 20:10
Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04 20:02
Top News- Antiterrori pajiset me dronët amerikanë, teknologjia më e fundit kundër krimit
08/04 19:32
Top News – Tjetërsimi i pronave në Lezhë. Gjykata e Lartë rikthen dosjen për ish kryebashkiakun
08/04 19:25
Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13
Top News – British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim
08/04 18:08
Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26