Shijak/ Të pastrehët nga tërmeti kalojnë netët në disa gradë minus
07/01/2020 15:12

Të mbeturit të pastrehë nga tërmeti 26 Nëntorit, strehuar në çadra, këto ditë po përballen edhe me temperaturat e acarta. Në njësinë administrative Gjepalaj të komunës Shijak janë 77 familje, jetojnë në çadra të ardhura si dhuratë nga shteti zviceran. Prej 27 Nëntori 14 anëtarë të familjes Subashi këto ditë të ftohta janari në kufijtë e mbijetesës po i kalojnë në këto tre çadra ngritur në oborrin e shtëpisë. Pas djegies së shtëpisë nga pushtimi gjerman, për Halit Subashi 87 vjeç, thotë kjo është fatkeqësia e dytë më e madhe. Djali tjetër i Halitit, na tregon për të vetmen shpresë që ka, se kush mund t’ia ndërtojë shtëpinë. “Kanë ardhur inxhinierët e Marin Memës vetëm tek ai kemi shpresë”, shprehet ai. Lëmë fshatin Likeshë për tu drejtuar lagjes më të prekur nga tërmeti në Shijak ku dominojnë shenjat x të kuqe, vendosur nga ekspertët e huaj. Jo vetëm orenditë por edhe dritaret janë hequr. Lagja Luginë i ngjan një zone sikur këtu ka patur luftë e bombardime. Megjithëse ky pallat ka shenjën e kuqe që do të thotë se është i pabanueshëm në katin e parë ka njerëz që vijojnë të jetojnë. Por përse kjo familje po qëndron përsëri në këtë apartament. Përgjigjen na e jep e zonja e shtëpisë kjo grua e moshuar: “S’kemi ku të shkojmë s’ka shtëpi me qira.” Pas Durrësit dhe Laçit qyteti Shijakut është më i prekuri nga tërmeti 26 Nëntorit me mbi 1,4000 banorë tashmë të mbetur pa shtëpi. Një ditë më parë qeveria u kërkoi bashkive të prekura nga tërmeti të hartojnë masterplanet e rindërtimit. Të gjitha këto pallate ne lagjen luginë do të duhen fillimisht të shemben për t’ia lënë vendin ndërtimit të një lagje të re.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16