Shërbimi zjarrfikës do të shndërrohet në një trupë të reagimit të shpejtë dhe profesionale. Strategjia e transformimit u prezantua sot nga kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në mjediset e Shërbimit Zjarrfikës te “21 Dhjetori”. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh krenar për faktin se shërbimi zjarrfikës i Tiranës cilësohet si model në strategjinë e re të qeverisë.