Është vetëm një orë larg metropolit, fshati që të çudit me bukuritë e rralla. Një zonë e gjerë dhe e gjallë, ku çdo shteg të çon në një peizash që as mundesh të imagjinosh. Ilnisa Agolli na paraqet vendet që duhet të vizitojmë nga Ujëvara e Shëngjinit, tek tradita e ushqimit, për të mos humbur dhe fshatin Shën Mëri në Shëngjergj dhe zakonet e banorëve. Një tjetër destinacion turistik për të kaluar një fundjavë ndryshe.