“Ditë e trishtuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën”- kështu e cilëson agjencia evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë, Europa Nostra, shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një reagimi në Twitter, kjo organizatë shkruan: “Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe në Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë”.