Shemben ndërtimet tek “Astiri”/ Përdoret eksploziv në ndërtesën me 6 kate
09/01/2020 15:21

Pas dy muajsh, IKMT u rikthye në unazën e re, për të vijuar me aksionin e shembjes së shtëpive, për t’i hapur kështu rrugë projektit të unazës së madhe. Të enjten, u shembën pesë shtëpi me mjete të rënda, ndërsa të premten do të shembet një objekt gjashtë katësh, me shpërthim të kontrolluar. Me këtë shpërthim do të mbyllet kështu aksioni i shembjeve për lotin e parë, duke e çuar numrin e banesave të shembura në 41. Aksioni që nisi që prej orës shtatë të mëngjesit, u mbështet nga forca të shumta të policisë, duke krijuar edhe një perimetër sigurie nga Sheshi Shqiponja deri tek Ura e Lanës (deri në fund të lotit të parë). Të gjitha shembjet u kryen pa pasur tensione apo përplasje mes banorëve dhe policisë. Por ndryshe nga aksioni i nëntorit, banorët e zonës së Astirit nuk reaguan ndërsa i vetmi problem u krijua në trafik Pas aksionit të së enjtes, reagoi edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shkruan: “Kauzat e rreme, bien si ngrehinat pa leje! Astiri qe një kauze fallco partish te lodhura, kundër Tiranes që ka nevojë për rrugë, sheshe, teatro dhe parqe! Pas ndërtesës së fundit, nis puna për Unazën e Madhe në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet! FORCA!” Projekti i Unazës së madhe, do rinisë në sheshin shqiponja ku edhe është ndryshuar projekti. Nga një mbikalim, është ndryshuar me një nënkalim.

Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Tiranës i shtohen 2 shkolla e 1 kopsht. Punimet pritet të përfundojnë në shtator të 2027
10/04 10:20
Top News- Kontrabandë me rroba imitime/ Pranga 26-vjeçarit, u kap me veshje me vlerë 45 mijë euro
10/04 10:07
Top Channel/ Vjedh dyert e pallatit në Astir, banorët denoncojnë hajdutin
10/04 10:03
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07