Shtëpia e bardhë do t’i përgjigjet çdo kërcënimi ndaj diplomatëve amerikanë dhe liderit të opozitës Huan Gaido në Venezuelë, të cilin SHBA dhe shumë vende të botës e kanë njohur si president të vendit. Këshilltari për sigurinë i Presidentit Trump, John Bolton paralajmëron në “Twitter” se çdo intimidim ndaj tyre do të jetë një sulm ndaj sundimit të ligjit.