Ministrja Besa Shahini ka vijuar me adresimin e të tjera pyetjeve të ardhura nga nxënës dhe prindër në lidhje me mbarëvajtjen e procesit mësimor nga shtëpitë dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me rifillimin e procesit normal të mësimit. Për pyetjen se “kur do të rifillojë shkolla”, ministrja Shaihini ka nënvizuar se: “Planet tona janë që mësimin ta rifillojmë me datë 23 mars. Task forca për Koronavirusin ka paraparë që mbyllja e shkollave në një afat dy javor deri më 23 mars është e nevojshme, por edhe e mjaftueshme. Në qoftë se kjo ndryshon, do t’ju njoftojmë me kohë”.