Serbia shënoi 20 vjetorin e sulmeve ajrore të natës që detyruan Beogradin të tërheqë trupat e saj nga Kosova dhe ti japë fund konfliktit që mori mijëra jetë njerëzish. Ceremoni përkujtimore u mbajtën në të gjithë vendin me atë më kryesoren, në qytetin jugor të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç.