Të rinjve shqiptarë në Luginën e Preshevës nuk u njihet diploma e studimeve të larta të kryera në universitetet e Kosovës apo të Shqipërisë. Ata kërkojnë zbatimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave shqiptare të cilat janë njehsuar në të gjitha vendet e botës.