Sot në Zona Zero ndoqët: Në pjesën e parë ishte Kreu i emergjencave, Haki Cako i cili ka folur për ndihmën që Shqipëria po i jep Turqisë për tërmetin katastrofik të ndodhur ditën e djeshme Në pjesën e dytë ishte futbollisti Jurgen Qemali i cili ka rrëfyer momentet e tmerrit, kur termeti 7.7 ra në zonën ku ai banonte Në pjesën e tretë ishte Ivi Kaso dhe gazetari Flogert Muça të cilët kanë folur për situatën politike dhe betejën e demokratëve Në pjesën e katërt ishin depueti i PS Ilir Metaj si dhe analisti Ben Andoni të cilët kanë analizuar situatën politike dhe protestën e 11 shkurtit Në pjesën e pestë ishte avokati Ilirjan Muho i cili ka zbërthyer dosjen e arrestimit të Alda Klosit Në pjesë e gjashtë ishte Rigels Xhemollari i cili ka folur pë platformën 'Aktivisti' një platformë e cila po përdor të dhënat personale në mënyrë të paligjshme Në pjesë e shtatë ishte politologu Arsim Sinani i cili ka folur për planin franko-gjerman dhe njohjen e Kosovës nga Serbia