Serbët në veriun e Kosovës mbyllen të hënën të gjitha dyqanet e ushqimeve dhe në shenjë solidarizimi, nuk kanë punuar as kafenetë, farmacitë, pikat e karburantit e madje as taksitë. Mbyllja e dyqaneve, thotë VOA, është pjesë e protestës ndaj tarifave prej 100 për qind, që qeveria e Kosovës u vuri mallrave serbe nëntorin e vitit te kaluar.