38 kg heroinë janë sekuestruar nga policia kufitare në portin detar të Durrësit. Sasia e drogës ishte fshehur poshtë sediljes së drejtuesit të kamionit që po imbarkohej në traget për të udhëtuar drejt Barit. Droga kishte destinacion Italinë dhe paraprakisht deklarohet se sasia e sekuestruar kap një vlerë mbi 1 milionë euro. Në flagrancë është arrestuar drejtuesi i kamionit, një 49-vjeccar me origjinë nga Vlora dhe banues në Tiranë.