Me vendim te Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u konfiskuan pasuritë disa të dënuarve të dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Has. Të dënuarve, disa pjestare te grupit te Avdylajve në Shijak, u janë sekuestruar një hotel, bar restorant dhe 7 automjete, disa prej tyre luksoze. Vlera e pasurive të sekuestruara shkon në 5 milionë Euro. Nje pjese e ketyre pasurive te sekuestruara sipas njoftimit te SPAK jane në emrin e Admir Hoxhës, Esat Mehmetit, Xhevit Shutit, Flamur Çelajt, Shkëlqim Avdylit apo Saimir Sulejmanit. Në tetor të 2018 u zbulua laboratori i heroinës në Has ku u arrestuan mbi 20 persona, 17 prej tyre te denuar nje dite me pare me 127 vite burg ne total.