Autorë & moderatorë: Donald dhe Romeo Veshaj Të ftuar: Ermal Fejzullahu dhe Fero Ermal Fejzullahu dhe Fero vijnë me rrëfime ekskluzive këtë të shtunë në “Më lër të flas”. Fero për herë të parë flet për ngjarjen e bujshme, e cila e çoi në paraburgim dhe rrezikohej të dënohej. Reperi i njohur ndalet dhe sqaron konfliktet me Unikkatil. Çfarë ka ndodhur në të vërtet mes tyre? Gjithashtu Fero flet për jetën e tij personale duke rrëfyer i emocionuar raportin që ka me vajzën e tij dhe partneren Arbenita Ismajli. Nga ana tjetër Ermal Fejzullahu vjen me super performancë, i cili bashkë me Romeo Veshaj zbulojnë prapaskenat nga bashkëpunimi i tyre i suksesshëm “Më e mira”. Ermali, ndër të tjera, zbulon detaje të reja që nuk i dinim nga jeta e tij personale dhe profesionale. Këngëtari i njohur surprizohet në fund, ku në studion e “Më lër të flas” ndodh një propozim i papritur martese dhe ai bëhet pjesë e këtij kujtimi të veçantë duke kënduar për ta.