E kishte emrin fillestar minishengen. Më pas Open Balkan. Këto janë ndryshimet e një nisme që u nënshkrua fillimisht nga tre kryeministra. Si sot një vit më parë, nisma e Minishengenit Ballkanit u drejtua nga Bashkimi Europian por në nje emer tjetër. Lideret e 6 shteteve te Ballkanit Perendimor përfshi edhe Kosovën që më parë nuk pranone nismën, unifikuan qëndrimet që nisma të jetë pjesë e nismës së Berlinit. Bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të projektit u bekua nga Brukseli me 30 miliardë euro investime.