Kjo që po shihni është një masakër mjedisore që po i bëhet lumit Mat, pranë fshatit Ferrë Shkopet. Kamionët dhe ekskavatorët e kompanisë Salillari çdo ditë gërryejnë shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavorr. Kjo ka bërë që rrjedha e tij të devijohet, duke shkaktuar edhe eriozion në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone. Për disa nga banorët, këto toka janë i vetmi burim të ardhurash që ata kanë. Por edhe këto toka, kjo kompani po i gërryen dita ditës.