Sistemi shëndetësor në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili edhe para shpërthimit të epidemisë së koronavirusit ka pasur mungesë pajisjesh dhe të stafit profesionist, do të goditet edhe më shumë nga vendimi i Këshillit Evropian për të kufizuar eksportet e pajisjeve mjekësore jashtë Bashkimit Evropian. KE-ja e ka marrë këtë vendim për t’i mbajtur furnizimet e nevojshme brenda në bllok, marrë parasysh se numri i njerëzve të prekur me koronavirus sa vjen e rritet.