Autorë & Moderatorë: Donald & Romeo Veshaj I ftuar: Florian Marku Këtë të shtunë në “Më lër të flas”, Florian Marku vjen në një rrëfim të sinqertë. Kampioni i boksit hap zemrën duke zbuluar vështirësitë e fillimeve të tij, ndeshjet e tij më të vështira dhe si reagojnë familjarët teksa shohin atë që ndeshet. Gjithashtu Florian Marku flet edhe për jetën e tij familjare duke shprehur dëshirën për të patur 4 deri në 5 fëmijë. Ai ka surprizuar edhe boksierët e rinj që duan të ndjekin rrugëtimin e tij, duke ju zbuluar disa sekrete dhe këshilla që ata t’i kenë parasysh!