Rusët në kufirin Turqi-Siri/ Pjesë e marrëveshjes që parashikon largimin e kurdëve
23/10/2019 19:13

Forcat ruse nisën dislokimin në kufirin mes Turqisë e Sirisë, si pjesë e marrëveshjes që parashikon largimin e trupave kurde. Njesitë e Moskës kanë hyrë tashmë në qytetet kufitare të Kobanes and Manbij-it. Sipas ujdisë, luftëtarëve kurdë u jepen 150 orë kohë duke nisur nga pasditja e së mërkurës për tu tërhequr në një largësi prej 30 km nga vija kufitare. Forcat e Ankarasë do të vazhdojnë të kontrollojnë zonën që morën gjatë ofensivës kundër milicëve kurdë, të cilët Turqia i konsideron terroristë. Pjesë e planit të saj është të krijojë një “zonë sigurie“ në kufi, në të cilin të strehohen rreth 2 milionë refugjatë sirianë. Marrëveshja u negociua pas bisedimesh të zgjatura mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut te tij rus, Vladimir Putin në resortën e Sochi-it. Sipas tё dhёnave tё SHBA-sё luftёtarёt kurd nё Siri duhet tё jenё tёrhequr ndёrkohё nga zona e sigurisё e planifikuar prej Ankarasё. Rusia mbёshtet nё konfliktin e Sirisё kreun Bashar al-Assad, por gjithashtu mban si ndёrmjetёsuese kontakte tё ngushta edhe me Turqinё. Luftëtarët dhe liderët politikë kurdë nuk kanë bërë asnjë koment nëse do të pajtohen me me të gjitha kerkesat e lidhura me ta. Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nëse kurdët nuk tërhiqen, sirianët dhe rusët do të largohen e do t`i lenë të përballen vetë me “peshën e ushtrisë turke”.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB