Rudina Hajdari e ftuar në Top Talk akuzoi Kryeministrin Rama se përdor gjuhë bulliste ndaj kundërshtarëve politikë. Deputetja Hajdari veçoi karrierën e saj nga nëna e saj gjyqtare, Fatmira Hajdari duke u distancuar nga procesi i Vetingut dhe rezultatet e tij. Kryetarja e Grupit Kuvendor Demokrat paralajmëroi veton e opozitës në Parlament nëse me reformën zgjedhore nuk ndryshon edhe sistemi zgjedhor.