Thethi konsiderohet si një nga perlat turistike të vendit, por rruga deri atje është kthyer në një “makth” të vërtetë. Ky fshat turistik i cili mbahet si një prej pjesëve më të bukura të alpeve shqiptare ka një sërë problemesh, dhe ajo që po kthehet në një shqetësim për qytetarët është rruga e cila është një element kyç si për turistët ashtu edhe për banorët e zonës.