Thuajse të gjithë janë të njohur me "ruletën ruse", por një i ri rus ka provuar diçka tjetër po aq të rrezikshme për jetën e tij. Ai është hedhur nga një ndërtesë 16 kate të lartë me parashutën e hapur poshtë këmbëve të tij, duke u rrotulluar e me një aftësi mjaft të rrallë ai ka dalë nën parashutë, e cila është hapur normalisht duke evituar përplasjen në tokë.