Rritja e qirasë së shtëpive/ Të pastrehët e tërmetit që nuk gjejnë dot shtëpi
07/01/2020 12:12

Rritja e ndjeshme e çmimit të qirave për apartamentet në zonat e prekura nga tërmeti është kthyer në një problem të madh, veçanërisht për familjet e pastreha që jetonin me qira para tërmetit të 26 nëntorit. Kjo kategori nuk përfiton nga bonusi i qirasë dhe 3 janari ishte data e fundit për qëndrimin në hotele. Një pjesë e ka respektuar afatin, po për disa të tjera ikja nga hotelet do të thotë dalje në rrugë ose kthim në banesat e pabanueshme. “Qiratë janë rritur. Nuk i përballojmë dot. Nuk gjejmë shtëpi me qira në vlerën e mëparshme. Nuk kam ku të shkoj nëse na nxjerrin nga hoteli do të qëndroj në plastmas. Ku të shkoj?!” Edhe Anita Alla, nënë e dy fëmijëve 2 dhe 5 vjeç ndjehet pashpresë dhe kërkon ndihmë. Për shkak të fëmijëve të mitur, që nuk ndahen një çast prej saj, në dhjetor humbi dhe punën si sanitare në një lokal të plazhit, duke i dhënë një tjetër goditje të rëndë financave të familjes, ndërsa i shoqi punon me ditë në punë krahu. Tregu i pasurive të paluajtshme, përfshirë dhe atë informal, nuk ofron më shtëpi për buxhetin e vogël të familjes së saj. “Na kanë thënë të dalim por ku të shkojmë. Kemi kërkuar shtëpi me qira, po nuk ka më dhe çmimet janë rritur. Nuk përballojmë dot më shumë se 10 mijë lekë qira se duhen paguar dhe dritat e uji. Jam dhe e papunë tani… Nëse do na nxjerrin do kthehemi te shtëpia e prishur.” Pas 3 janarit, familja e saj dhe të afërmit e tjerë po vazhdojnë të qëndrojnë në hotel falë bujarisë së pronarëve të hotelit ku janë strehuar prej pak javësh, po dhe ata vetë pyesin deri kur?!

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16