Autorë dhe moderatorë: Donald dhe Romeo Veshaj Të ftuar: Sara Hoxha dhe Armina Mevlani Sara Hoxha dhe Armina Mevlani vijnë këtë të shtunë në “Më lër të flas” me rrëfime të pazakonta, ku rrëfejnë për herë të parë detaje nga jeta e tyre personale dhe profesionale që nuk i dinim më herët. Sara Hoxha rrëfen si po e përjeton deri më tani eksperiencën e saj në “Dancing with the stars”, duke zbuluar reagimin e Ledri Vulës dhe të gjithë familjarëve të tjerë teksa e shohin kur kërcen. A bezdiset ajo që publiku e njeh si partnerja e Ledrit? Sara Hoxha rrëfehet paflitra edhe në lidhje me raportin e saj me Ledri Vulën. Nga ana tjetër Armina Mevlani zbulon për herë të parë kur do të celebrohet me Shkëlzen Berishën. Edhe pse ata organizuan një dasmë madhështore, ende nuk janë celebruar, por kanë zgjedhur këtë moment të veçantë për një arsye të rëndësishme. Një makeup tutorial nga Armina Mevlani, e cila bëhet pjesë e loje që ka shkaktuar shumë të qeshura në studio.