Rivaksinohen të moshuarit mbi 80 vjeç, Manastirliu: Shpërndahen 38,400 dozat e AstraZeneca
15/03/2021 12:56

Tiranë- Ditën e sotme ka filluar rivaksinimi për kategorinë mbi 80 vjeç në Tiranë, me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimin në Stadiumin ‘Air Albania’, ku morën dozën e dytë 80 të moshuarit që u vaksinuan të parët, mes tyre edhe emra të njohur me kontribute në fusha të ndryshme. “Sot kemi filluar me shpërndarjen e vaksinave në të gjithë Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të vijuar me vaksinimin e mësuesve. Organizimi është me grup shkollash, për të mundësuar vaksinimin sa më të shpejtë në territor të mësuesve. Teksa në të gjitha strukturat të vaksinimit të përqërqendruar jemi duke vijuar me rivaksinimi e stafeve mjekësore dhe të moshuarve, tashmë nëpër shkolla do të vijojmë vaksinimin e mësuesve, duke siguruar edhe lehtësinë e vaksinimit në territor” , tha Manastirliu. Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar. “Me dozat e AstraZeneca do të shtrihemi edhe tek moshuarit mbi 80 vjeç, si kategori prioritare. Do të jetë edhe AstraZeneca që do të të përdoret për vaksinimin e kësaj kategorie si edhe për mësuesit”, tha Manastirliu. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 24,887 doza të vaksinës. Janë vaksinuar 18,822 personel shëndetësor dhe staf mbështetës si dhe 5065 të moshuar dhe arsimtarë.

Top News- “Audi” nuk i bindet policisë në Fier, tenton të largohet por përplaset me mjet tjetër
08/04 22:39
Top Channel/ 40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet! Niset drejt urgjencës së Fierit
08/04 22:29
Top News- Mashtrim me gjobat nga e-Albania/ Policia apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat
08/04 20:26
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe në RMV, deputetët shqiptarë përplasen edhe në kuvend
08/04 20:11
Top Channel/ Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës, Marku: Sfidë, orientimi i të rinjve
08/04 20:10
Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04 20:02
Top News- Antiterrori pajiset me dronët amerikanë, teknologjia më e fundit kundër krimit
08/04 19:32
Top News – Tjetërsimi i pronave në Lezhë. Gjykata e Lartë rikthen dosjen për ish kryebashkiakun
08/04 19:25
Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13
Top News – British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim
08/04 18:08
Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26