Në një lidhje ‘live’ nga Durrësi gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, ka bërë me dije se këshilli bashkiak i Durrësit ka vendosur që të zgjerojë numrin e familjeve të prekura nga tërmeti që përfitojnë nga bonusi i qerasë. Deri më tani janë 1310 familje që përfitojnë nga bonusi.