Rrugë më të mira, trotuare më të gjera, hapësira çlodhës edhe një kënd i ri lojërash për fëmijët, është pamja që të dhuron sot blloku i banimit “Frederik Shiroka” në Njësinë 7. Në përfundim të punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu vendosmërinë për të vijuar edhe në mandatin e dytë ndërhyrjet kapilare në çdo lagje.