A ndikoi pandemia në vaksinimin e fëmijëve tanë? Kësaj pyetje do t’i japim përgjigje në Konsultorin e Fëmijës, numër 8, në Tiranë. “E kam shtyrë vaksinën e vajzës gati 2 muaj për shkak të pandemisë. Ishim jashtë vendit. Tani që gjetëm mundësi po e bëjmë. Patjetër që do t’i bëjmë gjithë vaksinat, mbrojnë fëmijët tanë. Nuk ja kemi shtyrë. Sa na lajmëruan nga konsultori l, erdhëm”, shprehen qytetarët. Amarilda Alushaj, Mjeke Konsultori: Në lagjen tonë ka rreth 800 lindje në një vit.