Riciklohen plehrat e Everestit- Hoteli i Nepalit me objekte të veçanta
23/10/2019 12:45
Një grup turistësh pijnë ujë në një hotel me pesë yje në Kathmandu, pa e ditur se gotat që kanë në dorë kanë qenë dikur shishe të marra nga mbeturinat në malin Everest, të lëna nga alpinistët që përpiqeshin të ngjiteshin në majë.