Rezart Taçi ishte dikur mbreti i naftës në Shqipëri, shtiu në dorë të vetmen kompani përpunimi dhe zotëronte pjesën dërrmuese të karburanteve. Në fund rrënoi uzinën e Ballshit, krijoi një gropë kolosale borxhesh dhe u largua nga vendi duke shitur gjithçka, nën dyshimet se mori me vete qindra milionë euro. Magjistari i skemave rishfaqet si i përfshirë në pastrimin e parave për mafian italiane me famëkeqe, “Cosa Nostran”… Një aksion i prokurorisë së Palermos dhe homologëve të SPAK ka finalizuar bllokimin e 18 milionë eurove, në kuadër të një ndërmarrje për pastrimin e parave të “Cosa Nostras”. Roli në transferimin e parave të mafias italiane dhe aktivitetet e Rezart Taçit. Biznesmeni vjen me rrëfimin e jetës. Nga prapaskenat e blerjes së ARMO-s, skema 75 milionë euro me azerët, rolin e Artan Santos në transaksion dhe konfliktet që pasuan.